TV LIVE
ShowBiz
9 August 2024
E shpërfytyruan në mes të Tiranës/ Pse nisi sherri i motrave Berisha me Klea Prengën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet.

Klea Prenga ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë. Sipas saj, dikush e ka goditur nga pas dhe i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë. Fajtore për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun.

Ndërkohë Klea shprehet se personat në fjalë “as nuk më njohin dhe as nuk i njoh. Nuk kam pasur kurrë kontakt me to”. Gjithashtu 24-vjeçarja ka zbuluar se regjistrimet e kamerave janë në duar të shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Po për çfarë ka ndodhur ky sherr mes vajzave?

Sipas komenteve në postimin e Klea Prengës, gjithçka ka nisur pasi kjo e fundit është e dashura e bashkëshortit të Marielës.

Teksa komentuesit dënojnë dhunën, shkruajnë se bëhet fjalë për biznesmemin, Mir Pepa. Kujtojmë se Antonela Berisha e ka përmendur herë pas here kunatin e saj në daljet e ndryshme televizive, por pa zbuluar identitetin e tij. Por ishin komentuesit në postimin e Kleas, ata që shkruan emrin e biznesmenit nëpër komente. Madje ka nga ata që thonë se çifti në fakt është i ndarë.

“Më e forta është që paska kohë dhe qenka ndarë nga burri zonja e botës, e ka bërë veç nga inati. Më ordinere femra të dëshpëruara. Lëvizje të dëshpëruara”, shkruan një komentues.

Screenshot

Screenshot

 

Screenshot

 

 



Të ndryshme
Më shumë