TV LIVE
Nga Vendi
8 August 2024
Ribalanci i buxhetit të hënën në Kuvend

Kuvendi për të hënën e caktoi mbledhjen në të cilën, mes propozim zgjidhjeve ligjore mes tjerash, do të debatojë edhe për ribalancin e Buxhetit. Propozimi i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë, është pika e shtatë e rendit të ditës së mbledhjes

Ribalanci e kaloi debatin e përgjithshëm dhe debatin e amandamenteve në Komisionin për Financim dhe Buxhet, pas çka Qeveria pardje, më 6 gusht e miratoi edhe ribalancin e plotësuar të Buxhetit me të cilin, siç bëri të ditur, sigurohen mjete plus – për paga edhe për furnizim të pajisjeve për më shumë institucione.

Siç theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në konferencë për media, me ribalancin e përgatitur dhe të përmirësuar parashikohen mjete për shërbimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe obligimeve deri në fund të vitit – për pensionistët, për të punësuarit në administratë, për biznesin, shëndetësinë,… Janë siguruar mjete për pagesë dhe rritje të pagave në administratën publike, në përputhje me të gjitha marrëveshjet kolektive të nënshkruara.

“U siguruan plotësime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencinë Operative-Teknike, Këshillin Inspektues, ministritë e Punëve të Brendshme, të Arsimit dhe Transportit dhe Lidhjeve, Drejtorinë e Doganave, gjyqësorin, Prokurorinë Publike, Këshillin e Prokurorëve Publikë, Avokatin e Popullit,… Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë shtuar 350 milionë denarë, në Këshillin Inspektues 147 mijë denarë për blerje të pajisjeve, në MPB 60 000 000 denarë për blerje të materialeve për dokumente personale, 87,2 milionë për realizimin e mëtutjeshëm të Projektit të Digës së Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë për kompensim për pronën e konfiskuar për Projektin e Digës së Otinjës (shpronësimi), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë 18,7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë denarë për blerje të pajisjeve, si dhe 138 000 denarë për realizim shtesë për blerjen e pajisjeve në Avokatin e Popullit”, informon Dimitrieska-Koçoska.

Me ribalancin janë siguruar 5,1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve, 800 milionë denarë për shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar, 1,7 miliardë denarë për shëndetësi, një miliard denarë për ZZHTI, 1,7 miliardë denarë për subvencione dhe transfere 437 milionë denarë shtesë për mbështetje direkte financiare në sektorin e bujqësisë, 437 milionë denarë shtesë për shujtat e studentëve, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave, ndërsa gjashtë miliardë denarë janë ndarë për projekte nëpër komuna.

Në seancën parlamentare të së hënës janë gjithsej 34 pika. Para deputetëve janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, në procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2023. Duhet të shqyrtohen edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe sigurinë rrezatuese, Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për fekondimin e asistuar biomjekësor, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, ruajtja dhe përdorimi i armëve kimike, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në furnizimin me gjak, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin mendor, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zhvillim të vazhdueshëm profesional të doktorëve të mjekësisë, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor vullnetar, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e rrymave shtesë të mbeturinave, Propozim-ligji për shpalljen e pavlefshme dhe anulimin e akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike të procedurave të lustracionit, si dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dekorata dhe njohje të Republikës së Maqedonisë, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite janë edhe shumë propozim ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga sfera e kulturës, komunikacionit, planifikimit urbanistik, pyjeve, gjuetisë, sportit,… të cilët duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim plani hapësinor për Parkun Kombëtar Pelister 2016-2030.

Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe propozim -ligjet për shpalljen e Kanionit të Matkës dhe Liqenit të Ohrit si monumente natyre, si dhe Kënetës së Studençishtës Park Natyror.



Të ndryshme
Më shumë