TV LIVE
Nga Vendi
8 August 2024
BDI: Kush ka frikë nga vetingu i monitoruar ndërkombëtarisht?

Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për vetting të monitoruar ndërkombëtarisht, thonë nga BDI nëpërmes një kumtese

Frika nga vetingu i plotë, thonë nga atje, nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake.

“Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit.

Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një veting i monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri”, thonë nga BDI.

Çdo vonesë dhe refuzim, shtojnë nga atje, vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre.

 



Të ndryshme
Më shumë