TV LIVE
Nga Bota
8 August 2024
Ndërkombëtarët kërkojnë reagimin e Qeverisë izraelite për deklaratën e ministrit

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe e kanë dënuar gjuhën e ministrit të Izraelit, i cili ka thënë se është e moralshme që njerëzit në Gaza të lihen të vdesin urie.

Deklarata e ministrit të Financave, Bezalel Smotrich, që tha se “askush në botë nuk do të na lejojë që t’i lëmë të vdesin urie dy milionë njerëz, edhe pse mund të jetë e justifikueshme dhe morale në mënyrë që të lirohen pengjet”, ka nxitur reagime ndërkombëtare.

BE-ja ka thënë se shkaktimi i urisë së civilëve është “krim lufte” dhe se pret nga qeveria e Izraelit që ta “distancojë veten” nga deklarata e ministrit, raportoi The Guardian.

Britania i bëri thirrje qeverisë izraelite që t’i tërheqë dhe dënojë deklaratat.



Të ndryshme
Më shumë