Te Drita ka optimizëm për t’u kthyer me rezultat pozitiv nga udhëtimi në Letoni për të bërë një hap para drejt avancimit në play-offin e Ligës së Konferencës.
Drita, të enjten e luan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues kundër ekipit nga Letonia, Auda.
Kjo ndeshje nis sot në orën 17:00 dhe luhet në “Skonto Stadium” që është në Riga dhe ka një kapacitet prej 8.000 ulëseve.
Drita vlerësohet favorite përball skuadrës letoneze që po paraqitet për sezonin e dytë rresht në raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Në raundin e parë, Auda ka eliminuar Torshavnin e Ishujve Faroe kurse në të dytin ishte më e mirë se Cliftonville i Irlandës së Veriut.
Në anën tjetër, Drita garat evropiane i ka nisur prej rrethit të dytë kualifikues, në të cilin eliminoi Breidablikun e Islandës.
Dritës, i duhet ta kaloj Audan për t’iu afruar edhe më shumë fazës së grupeve së Ligës së Konferencës, në të cilën do të paraqitej për herë të parë.
Me kalimin e raundit të tretë kualifikues, Drita do të avanconte në play-off, fazë në të cilën do të përballej me fituesin e duelit mes Brondbyt dhe Legia Varshavës.
Drita prej sezonit 2018/19 luan në kualifikimet e garave evropiane kurse ky është viti i katërt që tenton të jetë pjesë e fazës grupore të Ligës së Konferencës.