TV LIVE
Nga Vendi
7 August 2024
QMK: Gjithsej 41 zjarre në sipërfaqe të hapura dje, gjashtë janë aktive

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në sipërfaqe të hapura në mbarë vendin. Nga ky numër, gjashtë janë aktive, nëntë janë nën kontroll, 26 janë shuar, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Nga zjarret aktive, i pari është në komunën Makedonski Brod, afër fshatit Tazhevë dhe Breznicë dhe afër “Jasen”, I dyti është në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër – Mali Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Ilino e vogël dhe Brezhan. i treti është në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Papadishte dhe Oreshë. I katërti është në rajonin e komunës së Petrovecit, afër fshatrave Gradmancë dhe Divle. Aktiv është edhe zjarri në komunën e Koçanit – vendi i quajtur “Panagjur”, afër vendpushimeve të Ponikvës. I fundit prej tyre është në komunën e Studeniçanit, afër fshatrave Draçevicë dhe Uji Kuq.

Nga zjarret që janë vënë nën kontroll, dy janë në komunën e Studeniçanit, nga një në komunat Gjevgjeli, Ohër, Makedonski Brod, Plasnicë, Dellçevë, Prilep, si dhe një në territorin e dy komunave. – Bogdanc dhe Dojran.



Të ndryshme
Më shumë