TV LIVE
Nga Vendi
7 August 2024
Qeveria miratoi plotësimin e rebalancit të buxhetit

Qeveria miratoi plotësimin e rebalancit të buxhetit. Ministrja e Financave njoftoi se janë siguruar fonde për pagesën e rrogave si dhe për furnizimin me pajisje të nevojshme të institucioneve. Koçovska tha se me rebalancin e buxhetit janë siguruar paratë për pagesën e të gjitha obligimeve që janë marrë përsipër në bazë të marrëveshjeve kolektive të firmosura. Para do të ketë për administratën, pensionistët, bizenesin, shëndetësinë tha Koçovska.
“Gjithçka që është nënshkruar tashmë si marrëveshje kolektive është parashikuar. Të mos shkaktojmë keqkuptime, tjetër gjë janë pritjet, çfarë presin ata por ne për momentin siguruam mjete për gjithçka në përputhje me ligjin. Në të njëjtën kohë jo vetëm në pjesën e pagave por edhe një sërë obligimesh të tjera për të cilat duhej të siguronim para”, deklaroi Gordana Koçovska, Ministre e Financave.



Të ndryshme
Më shumë