Barcelona dhe Milani kanë dhuruar një tjetër shfaqje në SHBA përballë publikut vendas në Baltimorë me mbi 75 mijë spektatorë të pranishëm në stadium. Një miqësore që është mbyllur me barazimin 2-2 e më pas me penalltitë që i kanë buzëqeshur skuadrës italiane.
Joviç dhe Pulishiç i dhanë Milanit avantazhin e dyfishtë përballë katalanasve, duke çuar shifrat në 2-0 që në 15 minuta e para të duelit. Por Levandovski vazhdon të tregojë se në këtë sezon mund të jetë përsëri vendimtar për katalanasit dhe me nga një gol në secilën pjesë loje, bëri që sfida të mbyllej me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt.
Kështu, për të shpallur një fitues u gjuajtën penalltitë dhe aty triumfoi Milani me rezultatin 4-3 pasi katalanasit humbën 3 gjuajtje nga pika e bardhë ndërsa kuqezinjtë vetëm 2.