TV LIVE
ShowBiz
7 August 2024
E ftoi në emisionin e saj, Stresi i kthehet moderatores: A ja vlen të bëj burg për ty?

Pas Noizy-t dhe DJ të tij, Crax, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe për kapjen e Stresit. Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në sherrin në Pejë.

Lidhur me akuzat e hedhura ndaj tyre, reperët kanë reaguar duke i mohuar ato. Sipas tyre, ata nuk kanë të bëjnë fare me çështjen pasi nuk kanë prekur me dorë askënd.

Së fundmi Stresi ka publikuar një bisedë me Alba Vukajn, e cila shihet t’a ketë ftuar në emisionin e saj veror.

 

 

Ai me shaka ka thënë se me qejf do të shkonte, por për shkak të problemeve të fundit nuk ka mundësi.

“A ja vlen me ardhë, të bëj burg për ty”, i ka shkruar Stresi duke qeshur.

Kujtojmë se reperi gjithashtu i reagoi edhe Policisë së Kosovës, ku iu drejtua me fjalët: “Jeni bërë shumë qesharakë”.



Të ndryshme
Më shumë