TV LIVE
Teknologji
7 August 2024
OpenAI synon të prezantojë një ‘watermark’ për ChatGPT për të parandaluar që studentët të mashtrojnë

Kompania OpenAI ka konfirmuar raportet se po mendon të prezantojë një vegël, detyra e të cilit është të zbulojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një përqindje të lartë saktësie.

Është një ‘watermark’, i cili do të tregonte përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. Deri më tani nuk ka një vegël dhe metodë të tillë sepse gjoja ka ende debate nëse duhet “të marrë dritën e gjelbër” edhe pse tashmë është gati.

“Ekipet tona kanë zhvilluar një metodë të shënjimit të tekstit dhe ne vazhdojmë ta konsiderojmë këtë mundësi ndërsa eksplorojmë alternativa”, tha OpenAI në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ‘watermarku’ është vetëm një nga disa zgjidhje të mundshme, duke përfshirë klasifikuesit dhe meta të dhënat, të cilat ajo i konsideroi si pjesë të “kërkimit të gjerë mbi origjinën e tekstit”.

Kjo metodë është “shumë precize” në situata të caktuara, por nuk është shumë efikase në rastin e formave të caktuara të manipulimeve të paautorizuara si përdorimi i sistemeve të përkthimit, riformulimi me një model tjetër gjenerues ose kërkimi i modelit për të futur një karakter të veçantë midis çdo fjale dhe pastaj të fshihet ai karakter.

“Kjo mund të stigmatizojë përdorimin e teknologjisë së AI si një mjet i dobishëm shkrimi për ata qw gjuha angleze nuk është gjuhë amtare”, tha kompania.

Prandaj, OpenAI “peshon” këto rreziqe.



Të ndryshme
Më shumë