Një ngjarje e rëndë u raportua në orët e para të mëngjesit në fshatin Shalës, Konispol. 69-vjeçari Hyso Islami dyshohet se ka vrarë me sëpatë gruan e tij Shano Islami 66 vjeçe.
Pas kësaj tragjedie, ka qenë djali i të moshuarve që më pas është konfliktuar me babain e tij, dhe e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët dhe për pasojë 69-vjeçari ka ndërruar jetë.
Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, policia ndodhet ende në zonë, gjithashtu edhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.
Sakaq 40-vjeçari është arrestuar nga policia. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi në orët e para të mëngjesit fshatin Shalës, Konispol.