Madonna ka befasuar ndjekësit me postimin e fundit.
65-vjeçarja ka pozuar pa këmishë dhe sytjena ndërsa gjoksin e ka mbuluar vetëm me flokë, transmeton Indeksonline.
Në njërën fotografi ka vendosur të çmend rrjetin duke pozuar me një mashkull që “fshihej” pas saj.
“Festa e nxehtë në verë” ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e postimit.
Disa janë irrituar nga ky postim duke shkruar që duket si “karikaturë” dhe se “nuk i ngjan vetes”.
Por, shumë fansa i dolën në mbrojtje këngëtares dhe shkruajtën se ata shqetësohen nga postimet e saj dhe nuk duhet ta shikojnë profilin e saj në këtë platformë online./Indeksonline/