John Schulman, një prej bashkëthemeluesve të kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI, është larguar nga krijuesi i ChatGPT për t’ju bashkuar rivalit Anthropic, njoftoi ai përmes një postimi në median sociale X.
Presidenti dhe bashkëthemeluesi tjetër i OpenAI Greg Brockman gjithashtu tha se do të shkëputej nga kompania deri në fund të vitit.
Lajmi u raportua nga The Information që tha se Peter Deng, një menaxher produkti i OpenAI, ishte larguar nga kompania gjithashtu.
CEO i Tesla Elon Musk, i cili gjithashtu ishte një prej bashkëthemeluesve të OpenAI dhe që u largua tre vite më parë, ringjalli padinë e tij ndaj kompanisë dhe CEOs Sam Altman ditën e Hënë duke thënë se firma i jep prioritet fitimit përpara interesit publik.
/PCWorld Albanian