Në bazë të rekomandimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtuar Këshilli drejtues i NP STUDENÇICA që për u.d. drejtor ta zgjedh Aleksandar Petreski, siç mëson Tv Uskana sot Këshilli drejtues i NP STUDENÇICA në Kërçovë, ka mbajtur mbledhje dhe ka zgjedhur Aleksandar Petreski për u.d. drejtor, kuadër nga VMRO - DPMNE në vend të Ardita Danit , kjo është drejtoria e dytë pas Muzeut të Kërçovës që e humbin shqiptarët në Kërçovë dhe që mirret nën udhëheqje nga maqedonas.
Vlen të theksohet se në përbërjen e re të Këshillit drejtues të NP STUDENÇICA në Kërçovë, shqiptarët do të përfaqësohen me një shqiptarë më pak nga përmbërja e kaluar.