TV LIVE
Nga Vendi
5 August 2024
Tolaj: Kërcënim i ish punëtorëve të ansamblit shqiptar nga partia “Besa”

“Vendet e punës mund ti siguroni vetëm nëse dilni dhe shani Qeverinë e kaluar dhe drejtorin Shkodran Tolaj”

Sot, në orët e mëngjesit një ish punëtor nga Ansambli Nacional shqiptar ( që kërkon konfidencë) më paraqitet në telefon i trishtuar për të më treguar për një takim i cili ishte aranzhuar nga “Avokatja e përhershme e ansamblit Besarta Murtezani, “nga ministri deri në drejtor Jetmir Rexhepi”, nga “zëdhënësi që është mjeshtër i manipulimit Vullnet Neziri” nga “heroi i vetshpallur i ansamblit Faton Xhoni” dhe dy anëtarë të tjerë të “Vlen” e tërë kjo e orkestruar nga zëvendësministri për kulturë i partisë “Besa”

Porosia për ta ka qenë e qartë “për të siguruar vend pune, do dilni jo vetëm të kërkoni vend pune dhe të ktheheni me ne partiakisht, por të shani Qeverinë e kaluar dhe drejtorin i cili duhet të pastrohet një ditë e më parë”

Të gjendur në këtë situatë, përveç organizatorëve kryesorë, 10 janë detyruar të shkojnë- sepse përballen me kredite e kanë halle të shumta, për çka i mirëkuptoj sot dhe çdoherë! Në fotografi mungon gjysma e stafit që nuk kanë rënë pre e manipulimit. Poashtu nuk janë pjesë e tyre administrata që tash sa muaj janë pa rroga- e punojnë për rrogat e tyre në këtë video që dalin e bëjnë politikë!

Dalja e sotme është forma e vetme për të siguruar vendin e punës sepse mos harrojmë një fakt- unë kam patur zyrën time në pjesën e administratës dhe jo në ARM ku kam shkuar një herë në muaj për të kontrolluar procesin e punës dhe skam patur mundësi të kem kontaktin “torturturues” që paraqitet tani pas pesë vitesh!

Më vjen keq për cirkuziadën që bëjnë Besarta Murtezani, Vullnet Neziri, Jetmir Rexhepi, Era Azemi, Arsim Iljazi, Enes Ademi, Faton Xhoni në kurriz të të gjithë të punësuarve duke luajtur me fatin e tyre për apetite personale dhe duke i “mëshuar” jo vetëm drejtorit por institucionit- ansambël që aq shumë e paskan dashur dhe e duan që po e përlyejnë e njollosin në këtë formë!

Kjo fushatë e paskrupullt është bërë edhe para dy vitesh por tani “bajrakun” e ka “Portal X” ndihmuar nga Alsat, që sigurisht paguhen për këtë fushatë gërditëse dhe neveritëse dhe tani publikisht dalin protagonistët ( ish anëtarë të ansamblit) të cilët janë ditur me kohë!

Jetmir Rexhepi sërish gënjen para opinionit por më në fund tregon qëllimin pse del aty- thjeshtë për një post drejtori e unë “që i jap shqelmat e fundit” në ikje e sipër sipas tij i them që nuk jam lis që bie me një të rame sespe unë rrënjët i kam në traditën e të parëve për dallim nga ti! Bën mirë që nuk ma përmend emrin…..

Besarta Murtezani ti e di që “mobingu” paraqitet në organe kompetente, jo në Ministri Kulture apo në rrugë andaj është turp të gënjesh sepse akoma je në proces gjyqësor me institucionin! Kujtoje sa herë është dashur të vij nga zyra ime për shkak kacafytjeve tua me kolegë, për çka të kanë denoncuar dy herë për mobing!

Era Azemi- është punëtorja të cilën minimalisht 10 herë e kam rikthyer në punë pas problemeve të shumta personale…..

Faton Xhonin e kujtok se e vërteta e lëndimit është e dokumentuar dhe fakti që ka ndodhur jashtë procesit të punës duke dashur të luash Spartakun me heroizmin tënd dhe kjo nuk mund të shtrembërohet e ska të bëjë aspak me kushtet.

Ju mund të gënjeni publikisht por kujtoni sa herë kemi marrë ambientet e Operës dhe Baletit kur temperaturat kanë qenë të papërballueshme!

Vullnet Neziri- vazhdon të jesh i vogël për të bërë punë të mëdha- ta kam thënë me kohë dhe këtë paraqitje vërtetë e ke shëndërruar në shfaqje që më kujtojnë festat e kopshteve në foshnjore!

Edhe njëherë u them shkoni çkado që keni denonconi në organe përkatëse kurse problemin e punësimeve duhet ta zgjidhë Qeveria definitivisht dhe tashmë jeni të bindur se ky problem nuk është vetëm në ansambël por në gjithë shtetin! Para ligjit të gjithë jemi të barabartë!

Kundër këtij linçimi publik me tendencë rrënimin e imazhit dhe suksesit të pakontestueshëm për pesë vjet në ansambël por dhe këtij presioni politik, ftoj të gjithë bashkëpunëtorët nga të gjitha viset shqiptare të dalin në mbështetje të së vërtetës që kanë parë këto pesë vite gjatë bashkëpunimit tonë të përbashkët dhe raporteve njerëzore brenda ansamblit! Ftoj të gjithë artdashësit që të denoncojnë këtë keqpërdorim të politikës në këmbim të vendeve të punës por në kurriz të linçimit tim si drejtor!

Kurse, për punonjësit që janë në video- pjesën më të madhe e mirëkuptoj sepse as nuk mund ti rezistojnë kësaj “politike” dhe ta thonë të vërtetën sepse humbet vendi i punës!

Pas tërë kësaj cirkuziade është partia “Besa” dhe zëvendësministri i kulturës i cili në takim me të më ka potencuar “do bëhet e madhe- jep dorëheqje”

Ia kam thënë e po ia përsëris- le të bëhet kiameti, unë nuk i frikësohem as inspeksioneve, po as akuzave të një grupi të punëtorëve që kanë interesa personale mbi baza të politikave ditore!

“Dorëhiqem kur të gjithë ish- punonjësit do të marrin vendime të përhershme pune dhe kur do kem siguri që Jetmir Rexhepi që keqpërdor një staf të tërë për tu bërë drejtor,nuk do jetë drejtor i ansamblit”

P.S Jam me protestën e punonjësve për vende pune pasi të kuptohet qëllimi i kësaj dalje publike: kërkoni vendet e punës, linçoni me porosi dhe publikisht drejtorin apo kërkoni rregullimin e kushteve në ansambël ku pesë vjet keni punuar!

Me respekt

Shkodran Tolaj- drejtor i IN Ansambli shqiptar i këngëve e valleve popullore në RMV



Të ndryshme
Më shumë