TV LIVE
Nga Vendi
5 August 2024
Incidenti në aeroport me presidenten e Kosovës – Mickoski: Herën tjetër do ta pres vet, Kurti: Presim zbardhjen e rastit

Edhe kryeministrit Hristjan Mickoski, por edhe kryeministrit të Ksoovës Albin Kurtit, iu bë sot në konfeërencë për media pas takimit që patën, pyetja në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ndaj presidents së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy kryeministrat, thanë se u vjen keq për rastin që ka ndodhur, derisa kryeministri Mickoski, theksoi se herën tjetër, do të dalë vetë ta pret miqësisht, shkruan Alsat.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” tha Mickoski.

Kurti tha se padyshim që qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidents së Kosovës, ndërsa theksoi se pret që rasti të zbardhet në tërësi.

“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidents së Kosovës me 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje. Krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do te ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë rastin në tërësi”, theksoi Kurti./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë