TV LIVE
Nga Rajoni
5 August 2024
Ovacione, duartrokitje dhe përqafime, momenti kur bëhet e ditur fitorja e Vangjel Tavos në Himarë

Vangjel Tavo është zgjedhur kryebashkiak i ri i Bashkisë së Himarës, ndërsa arriti të fitonte përballë kandidatit të opozitës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikurisë me një diferencë prej 1477 votash më shumë.

Teksa priste përgjatë gjithë natës në qendrën e numërimit, Tavo dhe mbështetësit e tij ishin aty kur u numërua dhe vota e fundit.

Pas duartrokitjesh dhe breshërimash, Tavo ka mirëpritur lajmin e fitores, ndërsa bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij e uruan dhe përqafuan.



Të ndryshme
Më shumë