TV LIVE
Nga Rajoni
5 August 2024
Albin Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut, bëhet e ditur agjenda

Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverive të të dyja vendeve.

 

Pastaj, siç njoftojnë nga atje, do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu më herët konfirmoi për Telegrafin se në takim do të diskutohet për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, u shpreh ai.Ndryshe, vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, vjen pak ditë pas incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit. Ku sipas Presidencës së Kosovës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes Osmani për ta vendosur në skanerë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë