TV LIVE
Nga Vendi
4 August 2024
Mickovski i’a ndalon VLEN-it të mirret me çështje ndëretnike

Kryeministri Hristian Mickoski, në fjalimin e tij me rastin festës së Ilindenit në manifestimin Qeveritar në Krushevë, shpalli moratorium mbi debatin për çeshtjet ndëretnike në vend si përgjigje ndaj iniciatives së VLEN për të themeluar Akademike Komunale Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, gjë që u refuzua por edhe u perqesh nga bota akademike dhe partitë politike.

Pas kësaj deklerate të kryeministrit, të turpëruar, nga VLEN u arsyetuan duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me ta.

Nga VLEN çuditëtisjt pohuan se Mickoski këtë deklaratë ua ka adresuar BDI-së duke konfirmuar kështu se ato nuk ngrisin asnjë çështje ndëretnike në Qeveri.

Por, njëkohësisht, nuk treguan se kjo ka të bëjē pikërisht me “ëndrrën” e shuar nga ZNAM dhe VMRO për Akademinë Komunale.

Kujtojmë deri më sot u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar në zyra Qeveritare dhe ne Kuvend, u largua gjuha shqipe si zyrtare nga të gjitha institucionet e drejtuara nga maqedonas, u hoq balanseri, u zvogëlua përqindja e shqiptarëve nga 30 në 24%, u refuzuan të gjitha kërkesat etnike të VLEN si dhe u cënua Marrëveshja e Ohrit me aspektin e legjitimitetit.



Të ndryshme
Më shumë