Të nderuar miq,
ka ndërruar jetë Ramazan Bajrami nga Kërçova, veprimtari i njohur i proceseve për avancimin e kauzës sonë, njëri nga mbështetësit e rregullt të punës dhe veprimtarisë së Universitetit të Tetovës që nga koha e themelimit të tij.
Një jetë të tërë ia kushtoi arritjes së objektivave tona për arsim, kulturë dhe liri kombëtare.
Ramazan Bajrami mbetet modeli i përkryer i devotshmërisë, i përkushtimit dhe i frymëzuesit për gjeneratat e reja.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij ndër vite.
U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Jusuf Zejneli