Pas kakofonisë së krijuar në opinionin publik nga ish të punësuarit e ansamblit të cilët ndonëse të informuar mirë, tashmë një pjesë me vetëdije sulmojnë dhe një pjesë bëjnë kokafoni mediatike si mundësi mburoje pas shqetësimit të drejtë për vendet e punës, po iu paraqesim këto dy dokumente që tregojnë të vërtetën e plotë të problemit!
Fillimisht duhet kujtuar se, mbrojtja e vendit të punës bëhet brenda institucionieve dhe jo në portale dhe rrjete sociale ku “gjyqin” e bënë secili dhe “sulmet” e paguara sajohen dhe publikohen varësisht se si i konvenon politikës ditore pa patur as më të voglën ndjesi që deri dje ashtu siç kemi debatuar ashpër në institucion kemi festuar e triumfuar së bashku!
Sidoqoftë këto dy dokumente flasin për dy vendime Qeverie që sollën këtë kaos: me 28 qershor dhe 5 korrik, një për stopim të të gjitha konkurseve në nivel shteti dhe një për rimarrje pëlqimi nga Ministria e Financave për hapje të konkurseve për çfarë derimë sot ska asnjë lëvizje pavarësisht përpjekjeve të përditshme të institucionit tash dy muaj!
Përse artistët janë në rrugë dhe skaduan kontratat është çështje e ligjit për kulturë- neni 77v alinea 2 që thotë se të gjithë punonjësit e kulturës, kategoria A janë të punësuar me kontrata 5 vjeçare dhe punonjësit e ansamblit kanë nënshkruar kontratë për këto vende pune më 10.07.2019 deri me 10.07.2024!
Pavarësisht se kanë qenë të informuar se në konkursin e ri publik duhet të konkurojnë, duhet ti nënshtrohen audicionit dhe në takimet në Ministrinë e Kulturës kanë zgjidhur dilemat juridike duke kuptuar se ligjërisht duhet të ç’lajmërohen nga enti për punësim me 26 korrik tanimë sulmi është më lehtë ti bëhet drejtorit që të “sigurohet hipotetikisht” vendi i punës sërish, vende pune që janë ruajtur me çdo kusht për pesë vjet ( duke u përtrirë çdo fillim vit, pa e prekur askend kurr në rrogë, pa përjashtuar asnjë punëtor nga puna)
Në takimin tim me zëvendësministrin, e kam alarmuar që kërkesa për pëlqim që duhet të merret nga Ministria e Financave po rrin dy muaj në Ministrinë e Kulturës. Poashtu, e kam njoftuar se katër të punësuar me kontratë në vepër në Administratë, janë tash sa muaj pa rroga, si pasojë e mosreagimit nga Ministria e Financave dhe Kulturës dhe askush nuk flet për fatin e tyre!
Si duket ky problem ishte tejet i parëndësishëm për zëvendësministrin i cili kërkoi me ngulm dorëheqjen time duke më bërë presion se mediumet do i kesh në qafë, do bëhet problem mediatik dhe po nuk dhashë dorëheqje në këmbim të një vendi pune ( si formë joshje) në ditët në vijim do të kem inspektim për shkarkim sepse konkursin duhet ta hapë njeri i partisë dhe ai konkurs të bëhet sipas rekomandimeve partiake!
I kërkova që të reflektojmë disa ditë mbi fatin e institucionit dhe përkushtimi im mbetet që të kryejë programin 2024 bashkë me konkurs për të mos e lënë në çorrsokak të tillë ansamblin dhe punëtorët që kanë dhënë kontribut pesë vjeçar!
Kanë kaluar ditë, kërkesa nga Ministria e Kulturës ende nuk ka shkuar në Financa.
Ky kaos në Ansamblin shqiptar ka ardhur me këtë Qeveri që ka krijuar kakofoni në gjithë shtetin dhe për këtë çështje unë si drejtues nuk mbaj asnjë përgjegjësi!
Sa i përket sajesave video- audio dhe akuzave që qarkullojnë në portale apo rrjete sociale, të kordinuara i lus të gjithë ish të punësuarit të denoncojnë në institucionet relevante përkatëse keqtrajtimet apo mobingun dhe të njejtat le të vërtetohet nga organe përkatëse nëse ekzistojnë, sepse në këtë moment edhe zogjtë e malit e dinë se “kjo lojë” është fushatë dhe sulm i pastër politik. Siç e kam thënë para një muaji e rithem tani se jam i gatshëm për sulme të reja dhe ato i mirëpres krahëhapur, e besa jam edhe i nderuar që merreni kaq fort me mua dhe këtë institucion që ka ngjallur “apetite” kaq të mëdha e që e ka buxhetin më të vogël në nivel shteti!
Vazhdoj të jem edhe krenar edhe kokëlartë që për pesë vite në Ansamblin shqiptar kemi lënë gjurmë të pashlyeshme dhe kemi shënuar histori që vështirë do të përsëritet!
E tërë kjo me punë të jashtëzakonshme në një ekipë aspak të lehtë menaxhueshme! Sidoqoftë, zëvendësministrin e inkurajoj të mbajë fjalën e thënë publikisht në media se ish punonjësit do i kthejë në vendet e punës dhe do u sigurojë vendime të përhershme duke uruar që ky konkurs publik të mos jetë pazar i politikës sepse deklatata e tij se kjo çështje gjoja ka mundur të zgjidhet më parë duke hedhur fajin tek institucioni, janë kontradiktore me vendimet e Qeverisë aktuale dhe mosveprimin e Ministrisë së Kulturës tash dy muaj!
Meqenëse i ka ra hise që me ardhjen e tij të përballet me këtë problem për të cilin as 1% përgjegjësi nuk kam si drejtuesi i institucionit, uroj ta zgjidhë sa më parë dhe për këtë çështje mbetem i përkushtuar maksimamisht për të bashkëpunuar dhe bashkëvepruar!
Në të kundërtën për asnjë çmim dhe asnjë kusht nuk jap dorëheqje sepse kam obligim ndaj qindra bashkëpunëtorëve me të cilët kemi punuar në mënyrë të jashtëzakonshme për ta sjellur deri këtu dhe kam detyrim moral ndaj qindra artistëve të mëdhenjë të kombit, akademikëve, doajenëve të gazetarisë nga të gjitha trevat që me mbështjen e parezervë dhe prononcimin publik në mbështetje të institucionit dhe punës sime si drejtor, më obligojnë të qëndroj stoik deri në fund pavarësisht kostove dhe sulmeve që jam i bindur se do jenë pjesë e skenarit në vazhdim!, ka shkruar Tolaj.