TV LIVE
Sport
3 August 2024
Pas polemikave për racizëm, plas sherri mes lojtarëve të Francës dhe Argjentinës

Lojtarët e kombëtares së Francës dhe asaj të Argjentinës u përfshinë në një sherr masiv në fund të përballjes mes tyre në Lojërat Olimpike, pak javë pas polemikave në distancë dhe akuzave për racizëm ndaj mesfushorit argjentinas Enzo Fernandes.

Francezët siguruan fitoren 1-0 falë një goli të Jean-Philip Mateta, por në fund të takimit situata doli nga kontrolli. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik të Francës u futën në fushë për të festuar kalimin në gjysmëfinale, por situata u përshkallëzua pasi aty ndodheshin edhe argjentinasit.

Nga debatet me fjalë, grumbuj lojtarësh kaluan në përdorimin e shtyrjeve, grushteve dhe shqelmave, duke dhënë një spektakël të shëmtuar. Gjithçka nisi pasi argjentinasit reaguan për festimin, sipas tyre më tepër entuziast se sa duhej, të mesfushorit francez Enzo Millot.

Situata mes dy kombëtareve ishte e tensionuar prej disa javësh. Pasi Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, mesfushori Enzo Fernandes postoi një video në rrjetet sociale ku përqeshte lojtarët e Francës për origjinën e tyre afrikane. Kjo solli reagimin e disa francezëve që luajnë bashkë me Fernandez te Chelsea.

 



Të ndryshme
Më shumë