Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, aktualisht nuk e mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës në Mitrovicë.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, tha Hovenier, shkruan rtv21.tv.
Ai nuk komentojë se për çfarë arsye nuk e mbështesin këtë.
Ambasadorët e Quint-it në takim me kryeministrin
Kryeministri Albin Kurti po zhvillon një takim me ambasadoret e vendeve të QUINT-it.
Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ai nuk ka qenë i paralajmëruar më herët dhe nuk është bërë e ditur se për çfarë do të dikutohet.
Pas pak pritet të prononcohet për media ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier./21Media