“Me çdo mbarim vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që kam ndarë këtë sezon me ty, ti më solle dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ringritur fuqinë! Më kujtove se mund t'i kem të gjitha! Më kujtove se asnjëherë s’do të kem nevojë të zgjedh në mes të jetës, dashurisë e pasionit tim!”, ka shkruar ylli.
Ajo ka vazhduar duke thënë se e do shumë beben dhe mezi po pret t’i tregojë se çfarë e ka shtyrë të arrijë.
Një përfaqësues i Cardit, ka konfirmuar të enjten se ajo ka bërë gati dokumentet që të divorcohet nga burri, me të cilin ka shtatë vjet martesë.
Cardi B dhe Offset kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar me ndarje e pajtime të shpeshta që nga martesa në vitin 2017. Në vitin 2018 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë.
Ajo pati përgatitur edhe më parë dokumentet për divorc nga Offset në shtator të vitit 2020. Një muaj më vonë ajo pati bërë të ditur se është rikthyer me burrin dhe se është mirë.
Më pas, çifti mirëpriti fëmijën e dytë në vitin 2021.