Pas publikimit të reagimit të Ardita Danit në lidhje me shkarkimin nga drejtoresha NP "STUDENÇICA" Kërçovë, nëpërmes një postimi më Facebook ka reaguar, Urim Ahmedi, ish drejtor i NP " STUDENÇICA" i cili u zëvendësua nga Dani.
POSTIMI NGA URIM AHMEDI NË FACEBOOK:
Me shkasë
Nuk desha të merrem me Ardita Danin dhe punën e saj sepse gjithçka do të mësohet ose dihet tash më .
E "nderuara"zonjusha Ardita ,tëthuash që kur u emrove në këtë ndërmarrje e gjeta me humbje duhet të kesh probleme serioze me matematikën ose kujtesën !
Të ju kujtojë se në llogari të ndërmarrjes ke gjetur mbi 80milion denar,gjitha objektet e renovuara përfshi edhe burimin, 4automjete te reja për nevoja të ndërmarrjes,2 Lada Niva,1Dacia dhe 1Shkoda .Studim të ri për burime të reja,një projekt për dy akumulime(liqene artificiale) në Bistër,që edhe pse morri pëlqimin nga qeveria me 15.01.2021..Asnjëhere nuk filloi realizimi (arsyet i din JU)
Ndërsa sa i takon numërit të Shqiptarëve të punësuar në ndërmarrje ke gjetur 9 Shqipëtar dhe 1 kontrat të nënshkruar në Nentorë të 2020 për 6 Shqiptarë nga administrata publike ,ku me një ligj të posatshëm nga Parlamenti i RMV u shpërndan në të gjitha institucionet.
Ku falë teje në vend që të fillonim me punë në fillimt të vitit sepse gjithëçka ishe përfundu ti prite fundin e vitit dhe më 28.12.2021 para se të skadon afati i pëlqimit nënshkrove kontratat ( me siguri për tu duk më e rëndësishme) që dmth 15 Shqiptar.
Ndërsa tani kemi një ndërmarrje që nuk ka asnjë lloj komunikimi me ndërmarrjet komunale,5 nga ato të bllokuara në përmbarues dhe kjo vetëm si rezultatë i "aftësive "tuaja.
Nërsa deri ne 26.01.2021 kur unë udhëhiqja me këtë institucion ju dhe të gjithë të punësuarit jeni dëshmitar që komunikimi dhe bashkëpunimi me Ndërmarrjet Komunale ka qen në nivel edhe pse me vështërsi Ndërmarrjet Komunale arrinin të kryenin obligimet dhe ta ruanin kontratën valide me ndërmarrjen Studençica.
Dallimi është i madhë mes meje dhe teje dhe habitem se si pa fije turpi edhe krenohesh mbas gjitha dështimesh!!!