Pas mos vazhdimit të kontratës menaxheriale Ardita Danit nga ana e Këshillit Drejtues të NP STUDENÇICA në Kërçovë, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar edhe Ardita Dani:
Postimi I plot në Facebook:
Të nderuar qytetarë, shumë të respektuar bashkëpuntorë e bashkëpartiakë ,
Më lejoni që t'ju njoftoj se dje më: 30.07.2024 me vendim të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes publike për furnizim me ujë "Studençica" jam shkarkuar nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje.
Në vitin 2021 kur për herë të parë u emrova në krye të këtij institucioni, e gjeta në humbje dhe sot këtë ndërmarrje po e lë me rezultat pozitiv financiar.
Në këtë ndërmarrje gjuha shqipe zbatohej shumë pak, ndërsa sot e lejë ndërmarrjen me zbatim të plotë të gjuhës shqipe.
Të punësuar shqiptarë në këtë institucion ishin vetëm 9 , por për vetëm 3 vite menaxhim me kétë institucion arritëm të punësojmë edhe 11 shqiptarë me vendim pune dhe sot numri i shqiptarëve në këtë institucion ka arrit 20.
Në planin për punësim për vitin 2023 janë paraparë edhe avancime të të punësuarve shqiptar.
Gjithashtu ndërmarrjen e lejë me një projekt për ndërtimin e gypit paralel që do ta zgjidhte një herë e përgjithmonë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, që paraqitet muajt e verës në fshatrat e ish Komunës së Osllomesë, projekt i cili është afër marrjes së lejes për ndërtim.
I gjith ky sukses vjen si rezultat i mbështetjes tuaj të fortë ndaj subjektit tonë Bashkimit Demokratik për Integrim, andaj ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin.
Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrën e kryetares së degës së BDI- së, me përkushtimin maksimal, ashtu si deri më tani, në realizimin e vizionit të liderit tonë z.Ali Ahmeti! ka shkruar Ardita Dani