TV LIVE
Nga Vendi
31 July 2024
Minçev: Me rishikimin e buxhetit, s’do të ketë rritje të rrogave në administratë

Ministri i Administratës, Goran Minçev thotë se nuk do të ketë rritje të rrogave në administratë me rishikimin e buxhetit, shkruan TV21. Minçev thotë se do të hapet debat, që rritja e rrogave të parashihet me buxhetin e vitit të ardhshëm.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/484314107685970/?ref=embed_video

“Në zgjidhjen aktuale ligjore është parashikuar një rritje e përqindjes, respektivisht rritje e pagave. Ne në periudhën e ardhshme do të hapim debat, në të cilin kjo do të jetë një nga çështjet kryesore. Unë shpresoj që, ndoshta jo në rishikimin e këtij buxheti sigurt, sepse buxheti është është në gjendje katastrofe, por bashkë me sindikatat, në suaza të mjeteve të parashikuara për buxhetin e ardhshëm, do të vijmë deri te ndonjë zgjidhje me kompromis”, pohoi Minpev./tv21.tv



Të ndryshme
Më shumë