Sot, ka ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci, ka njoftuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë, kushëriri im, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.
Ilazi me profesion ishte inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur.
Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së.
Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pas çlirimit, iu kthye punës së tij, për të qenë shembull i profesionit, modestisë dhe angazhimit qytetar.
Ne humbëm njeriun e dashur, njeriun e mirë e atdhetar, por kujtimet më të mira për të do të jenë të përhershme. Nderim jetës e veprës së Ilaz Lladrovcit!