TV LIVE
Nga Bota
31 July 2024
Protesta të dhunshme në Angli! Përleshje pas ceremonisë mortore për viktimat e sulmit me thikë, reagon Keir Starmer

Protesta të dhunshme shpërthyen në Angli pas sulmit me thika ndaj fëmijëve në një klasë baleti.

 

Trazirat shpërthyen në qytetin Merseyside para ceremoninë për vajzat e vrara në sulmin tragjik. Protestuesit goditën me mjete të forta policet duke plagosur tetë prej tyre.

Trazirat nisën afër një xhamie dhe sipas policisë u bënë nga persona jashtë qytetit. Policia tha se dhuna besohet të ketë përfshirë mbështetës të Ligës Angleze të Mbrojtjes. Policia tha se personat e dhunshëm po përdornin “vdekjen e tre fëmijëve të vegjël për qëllimet e tyre politike”.

Të martën, Policia e Merseyside tregoi se tre vajza u vranë në një seminar vallëzimi me temën e Taylor Swift, ato ishin 6,8 dhe 9 vjeç.

Dje u zhvillua ceremonia e përcjelljes së tyre ndërsa  gjatë gjithë ditës, në internet qarkullonin zëra për një demonstrim të planifikuar pranë një xhamie në rrugën e Shën Lukës.

Rreth orës 19:45, demonstruesit filluan të mblidhen dhe u përfshinë në një përplasje me oficerët e policisë. Gjithashtu është djegur edhe një automjet policie.

Në total, 27 efektivë janë dërguar në spital, dhe 12 janë trajtuar në vendngjarje, tha shërbimi i ambulancës.

Ngjarja morri shkas nga tragjedia e së hënës kur një 17-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje pas sulmit të së hënës.

Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe Keir Starmer, i cili tha se kushdo që shkakton trazira do të përballet me ligjin.



Të ndryshme
Më shumë