Sot është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ku 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për ndërtimin e portit të ri.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.
Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe se me fund shqiptarët kanë zgjedhur që ky vend të bëhet pjesë e vendeve të lira demokratike. Ai shprehu gjithashtu se e shkuara është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit i cili është një plagë mjedisore, plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për imazhin dhe perspektivën.
“Ky është një moment shumë kuptim plotë sepse kur ne themi që do të ketë apo atë dhe kur bëhet fjalë për projekte të tilla nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Projektet e mëdha kur fillon i gjithë procesi në tryeze i mbledhjes së të dhënave, i krijimit të grupit të ekspertëve është një histori më e gjatë se sa dëshira. Qytetarët dëgjojnë dhe presin dhe durimi nuk është ndër virtytet e shqiptarëve. Kanë pritur shumë, shekuj që më në fund të bëjnë zgjedhjen e tyre, kanë jetuar nën zgjedha që kanë ardhur si rezultat i zgjedhjeve së të tjerëve për ta. Kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e vendeve të lira demokratike. E shkuara është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit i cili është një plagë mjedisore, plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për imazhin dhe perspektivën por edhe plagë për aspektin socio-ekonomik”, u shpreh kryeministri Rama.
Rama theksoi gjithashtu se projekti do ketë edhe impakt në sigurinë e vendit, ndërsa siç e ka deklaruar edhe më Parë, Rama tha se pranë portit do të ngrihet edhe baza ushtarake detare e NATO-s.
“Largimi i portit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu tërësisht me një tipologji me karakteristika dhe për sa të reja është hapja e një kaputilli të ri. Ky projekt ka një garanci shumë të madhe siç është ajo e kompanive më të shkëlqyera që ka bota siç është Royals Haskoning. Kjo kompani ka mbushur 100 vjet dhe në këtë 100 vjetor ka marrë nga kurora mbretërore edhe titullin “Royal” dhe ka sjellë për ne mundësi që të kemi një ndër mjeshtrit më mbresëlënës të inxhinierisë detare.
Kjo kompani do ta shoqërojë me qeverinë shqiptare të gjithë projektin. Kompanitë që ndërtojnë porte janë “peshkaqenët” e tokës. Ne kemi të listuara 5 ndër kompanitë më të mëdha në botë për fatin tonë të mirë. Një port impakton deri në 3% të prodhimit të venditn porti që kemi e ka impaktin qesharak, porti i ri do të jetë jo vetëm një port me impakt të madh por do të ketë dhe krahun e vet ushtarak. Duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake me parametra optimale. Ky port që ndërtohet nga e para është një port i ri në Evropë pas dekadash. Ne kemi fatin që duke qenë në fund të kësaj kolone të gjatë të marrim dhe përfitimin e një dije në aspektin e mjedisit dhe atë të gjelbër, të kemi një port ekselence. E po ashtu, në bashkërendim me NATO jemi duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë”, tha Rama,
Rama e mbylli fjalën e tij për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, duke i bëri thirrje emigrantëve që jetojnë në Greqi të kthehen në vendin e tyre për të shërbyer dhe për të fituar më shumë gjithashtu Rama shkëmbeu edhe batuta me holandezët, duke i kujtuar se për ta dashuria kalon përmes llogarive.
“Ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon që e bën Shqipërinë një pikë kyçe strategjike. Ky port do të lidh në vijim tregtinë me rajonin dhe më gjerë përmes hekurudhave dhe përmes dy porteve të thata që do tenderohen në Prishtinë dhe në Strugë. Porti do të sjellë punësim cilësor dhe të mirëpaguar dhe është një tjetër arsye për t'i thënë shqiptarëve të Greqisë që ndërkohë që rrinë atje të vijnë këtu pa humbur kohë, sepse në fund të muajit ju ngelen më shumë këtu sesa atje. Durrësi me këtë port dhe me atë turistik më në fund do të ketë të gjithë peshën që duam t'i japin dhe të do fitojë reputacionin e tij të fillimit, sidomos me Italinë të cilën kemi një marrëdhënie speciale. Italinë e kemi më shumë se sa miq, kur bie në dashuri me një holandez nuk shquhen për dashuri por për llogari. Është një kontratë shumë e mirë për ne duke pasur parasysh kërkesa e fillimit që ishin më të larta”, u shpreh Edi Rama.