TV LIVE
Nga Rajoni
30 July 2024
Selmanaj thotë se Kurti s’e ka hallin e minatorëve, por të rezultatit të zgjedhjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, thotë se kryeministri, Albin Kurti, ka dështuar në të gjitha premtimet për minierën e Trepçës.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka publikuar një video të Kurtit me premtimet e tij për investimet në Trepçë.

Ai theksoi që Kurti s’e ka hallin e minatorëve që jetojnë në kushte të tmerrshme, por te rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

“Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajve, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021. Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqërie, por tek rezulltati i zgjedhjeve që do mbahen së shpejti”, shkroi Selmanaj.



Të ndryshme
Më shumë