TV LIVE
Sport
30 July 2024
Ballkani synon t’u japë fund rezultateve të zbehta

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani këtë edicion në Evropë ka qenë larg paraqitjeve dhe rezultateve që kishte dy edicionet e kaluara në garat evropiane.

U eliminua nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, ndërsa luajti pa gola në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës në Podujevë javë e kaluar kundër kampionit të Maltës, Hamrun Spartans.

Por te Ballkani synojnë t’i japin fund rezultateve të zbehta dhe të vazhdojnë kalimin në raundin e tretë kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.

Ballkani javën e kaluar ka barazuar pa gola pas dështimit për ta kaluar me sukses rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u eliminua nga UE Santa Coloma. Por suharekasit synojnë avancimin tutje. Synimi i madh i tyre është paraqitja për herë të tretë në grupet e Ligës së Konferencës. Te Ballkani janë bërë shumë ndryshime. Shumë lojtarë janë larguar, ndërsa prurjet vlerësohet të mos jenë përshtatur ende në ekipin e Ballkanit



Të ndryshme
Më shumë