Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj lajmit të VLEN për nismën për themelimin e një akademie shqiptare duke e quajtur këtë tentim për të mbuluar paaftësinë e tyre në qeverinë e Mickovskit.
“Pafuqia politike e vLEN-it nuk mbulohet me Akademi Katundesh! Rrogat dhe funksionet i marrin nga pushteti qendror e shteti unitar, kurse gjoja bëjnë institucione paralele, ama jo në nivelin qendror, por nëpër katunde. Turp!” shkruan Lloga.