TV LIVE
Nga Rajoni
29 July 2024
Shoqërohet në Polici i dyshuari për zjarrin në një depo në Fushë-Kosovë

Një person është shoqëruar në polici pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishe ndezur një zjarr i cili kishte dalë nga kontrolli dhe kishe përfshirë një depo të materialit shkollor në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. 

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.



Të ndryshme
Më shumë