TV LIVE
Sport
29 July 2024
Man Utd arrin marrëveshje me yllin e Bayernit – ai i ka thënë ‘po’ transferimit në Angli

Manchester United është në prag të kompletimit të transferimit të tyre të tretë këtë afat kalimtar veror.

‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë një prej ekipeve më të ngarkuara të Ligës Premier sa i përket afatit kalimtar veror, me një numër fytyrash të reja që u transferuan në klub.

Joshua Zirkzee u bashkua për 36.5 milionë euro nga Bologna më herët gjatë këtij muaji, ndërsa Leny Yoro u bashkua më vonë për 62 milionë euro nga Lille.

United tani duket në rrugën e duhur për të kompletuar blerjen e tretë, pasi ylli i Bayern Munichut, Noussair Mazraoui, raportohet se ka pranuar kalimin tek ekipi i Erik ten Hag.

Gazetari Santi Aouna pretendon se United tani ka një marrëveshje verbale për mbrojtësin e djathtë Mazraoui, ndërsa ata pritet të paguajnë rreth 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, është raportuar gjithashtu se transferimi mund të ndodhë vetëm në rast se Aaron Wan-Bissaka pajtohet që të transferohet tek West Hami.

“Manchester United ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin e Noussair Mazraoui nga Bayern Munich”.

“Mazraoui tashmë i ka thënë PO atyre. Gjëja e vetme që po mungon: një marrëveshje në kushtet personale mes West Ham dhe Aaron Wan-Bissaka”.

“Manchester United dhe West Ham tashmë kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij”, ka shkruar Aouna në X.

Fillimisht dukej se West Hami ka pranuar t’i paguajë Bayernit rreth 16 milionë euro për Mazraouin, me mundësi rritje deri në 3.5 milionë në shtesa.

Por pasi këto bisedime ngecën ditën e premte, United veproi shpejt dhe arriti ta sigurojë një marrëveshje për 26-vjeçarin.



Të ndryshme
Më shumë