Nënkryetarini Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit se kundër Bekteshit është ngritur procedurë penale nga policia e Ohrit lidhur me zgjeshjet.
Sipas Ademit kjo është përndjekje politike por e njêjta nuk kalon.
Thotë se shpifjet, kërcënimet janë zero si për Kreshnik Bekteshin po edhe funksionarët e tjerë të BDI-së.
Thotë se Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike.
Statusi i plotë
Përndjekje klasike politike!
Por, ta dini, kjo NUK KALON!
Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne.
Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe.
Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar.
Ndryshe kujtojm se SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas njoftimit, ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe një shefi të policisë në Ohër.
Ja njoftimi i policisë:
“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B (39) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i raportuari i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular shefit të policisë në SPB-Ohër, në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimeve hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.(SHENJA)