TV LIVE
ShowBiz
27 July 2024
Rikthehet Celine Dion, këngëtarja mahnit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris

Celine Dion bëri rikthimin e saj në skenë në Lojërat Olimpike në Paris në mënyrë vërtet madhështore.

Këngëtarja hapi ceremoninë menjëherë pas ndezjes së pishtarit olimpik, me një performancë nga Kulla Eifel, duke kënduar një klasik të përjetshëm: “L’Hymne à l’amour” të Edith Piaf.

Këngëtarja u shfaq në formë mjaft të mirë, ndërsa kishte veshur një fustan mahnitës të bardhë me rruaza me thekë.

Performanca drejtpërdrejtë shënon daljen e parë të superyllit që kur zbuloi se ajo po jeton me sindromën e personit të ngurtë, një sindromë e rrallë, progresive që prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore .

Dion, 56 vjeçe, njoftoi në dhjetor 2022 se po merrte pushim nga angazhimet profesionale për t’u fokusuar në shëndetin e saj pasi zbuloi diagnozën. Në atë kohë, ajo tha se gjendja nuk e lejonte atë të këndonte.

Hera e fundit që këngëtarja e “My Heart Will Go On” performoi drejtpërdrejtë ishte në mars të vitit 2020, në New Jersey.

Muajin e kaluar, ajo ndau më shumë detaje se sa e vështirë është bërë jeta e saj me sindromën e personit të ngurtë, që mund të shkaktojë spazma të pavullnetshme dhe ngurtësi muskulore, ndërsa promovoi dokumentarin e saj të ri “I Am: Celine Dion”.

Në një intervistë, këngëtarja tha se përpjekja për të kënduar me gjendjen e saj ndihet “sikur dikush po ju mbyt”. Spazmat mund të sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të saj, duke përfshirë barkun, shtyllën kurrizore dhe brinjët, tha ajo.

“Unë kam thyer brinjë në një moment, sepse ndonjëherë kur është shumë e rëndë, mund të thyejë edhe disa brinjë,” tha fituesja e Grammy.

Megjithatë, Dion nuk e ka lejuar që diagnoza e saj ta anashkalojë plotësisht, siç u pa në Grammy Awards në fillim të këtij viti, kur ajo u shfaq në skenë për të paraqitur trofeun e fundit të mbrëmjes.

Në dokumentarin e saj, Dion tha se ishte e vendosur t’i kthehej performancës.

“Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem”, tha ajo. “Dhe nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem.”/ CNN

 



Të ndryshme
Më shumë