Drita e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë në kuadër të kualifikimeve për Conference League kundër Breidablik me rezultat 1-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin gjilanasit, të cilët shënuan qysh në minutën e 3-të me anë të Manajt.
Rezultati u dyfishua 20 minuta më vonë, ku Tusha e tundi portën kundërshtare, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Krejt çka arritën të bënin vendasit, ishte goli i Thorvaldsson, i cili shënoi në minutën e 71-të, për ta ngushtuar epërsinë.
Ndeshjen kthyese, Drita do ta zhvillojë në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.