Kanë mbetur edhe dy ditë prej fillimit të EuroBasketit për grupmoshën U18.
Kjo garë do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, e aty do të marr pjesë edhe Kosova.
“Dardanët” do të ketë punë me Kombëtare si Estonia, Hungaria, Zvicra, Islanda e Polonia.
Djelmoshat kosovarë tashmë e kanë mësuar edhe orarin e zhvillimit të ndeshjeve.
Sefte do t’ia bëjnë kundër Estonisë, të premten e 26 korrikut, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv
Të rinjtë tanë pastaj, do të përballen me Hungarinë, Zvicrën, Islandën e Poloninë.
Të gjitha këto ndeshje, Kosova do t’i luaj për një afat gjashtë ditorë.
Eurobasketi për Divizionin B për U18 që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të nis nga 26 korriku deri më 4 gusht.