TV LIVE
Kuriozitete
24 July 2024
“Rruga e dashurisë”, shtegu i veçantë në Itali rihapet 12 vite pas rrëshqitjes së dheut që zuri poshtë turistët

Shtegu më romantik i Cinque Terre në Itali ka qenë i mbyllur për 12 vjet, por falë masave të reja të sigurisë ai do të rihapet për vizitorët. Shtegu i ecjes i quajtur me vend Via dell’Amore (Rruga e Dashurisë), do të rihapet, 12 vjet pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi në vendin 2012 dhe plagosi katër turistë australianë.

Shtegu 800 metra, i gdhendur mes shkëmbinjve të thepisur me pamje mahnitëse të detit, ka një histori 104-vjeçare dhe një të ardhme që varet në mënyrë thelbësore nga ruajtja e peizazheve bregdetare të Italisë. Përpara mbylljes së saj, rruga mahnitëse ishte një nga më të njohura e rrjetit 130 km të shtigjeve që përshkojnë “Pesë tokat” që i japin emrin Cinque Terre, shkruan Living.

Sot, Riomaggiore dhe Manarola, fshatrat e vendosura mbi shkëmbinj madhështorë me shtëpi njëra mbi tjetrën tërheqin miliona turistë ndërkombëtarë. Por fillimisht, ato ishin vendbanime të thjeshta fermerësh që lidheshim vetëm me një shteg mbi një majë të rrëpirë, aq e vështirë për t’u kaluar saqë komunikimi ishte i pakët dhe dy fshatrat e vegjël flisnin dialekte të ndryshme.

Ndërtimi i shtegut të ri filloi në vitin 1920 dhe përfundoi rreth 11 vjet më vonë. Me pamje nga perëndimi i diellit, nga deti dhe një peizazh shkëmbor dramatik, ky shteg i sheshtë, i lehtë për t’u përshkuar, shpejt u bë një zgjidhje ideale dhe praktike për një natë takimi mes çifteve. Më pas, dikush shkroi aty “Via dell’Amore” në murin e shkëmbit, duke i dhënë kështu shtegut emrin e tij romantik. Pesëdhjetë vjet më vonë, në vitet 1970, zyrtarët vendosën stola kushtuar figurave mitologjike të pasionit, nga Kupidi tek Erosi.

E vetmja pengesë ishte se Rruga e Dashurisë u ndërtua në një shpat mali të pjerrët dhe të shkatërruar, në një rajon, terreni i të cilit sjell rrëshqitje të shpeshta dheu. Tashmë pas 12 vitesh dhe një investimi 22 milionë euro, shtegu është bërë i aksesueshëm. Një maksimum prej 400 personash do të lejohen të kalojnë në shteg gjatë një ore, një politikë e re që synon kufizimin e mbipopullimit.



Të ndryshme
Më shumë