Momente terrori në orët e vona të mbrëmjes në Scampia të Italisë.
Sipas mediave të huaja, shembja e një “ballkoni” në Vela Celeste, një vendbanim i njohur, shkaktoi dy vdekje dhe shtatë të lënduar.
Shembja, e cila ndodhi në katin e tretë, “përfshiu” edhe trotuaret në katin e dytë dhe të parë.
Zjarrfikësit, pasi kanë gërmuar në rrënoja, kanë përfunduar evakuimin e kateve të sipërme, ndërkohë që po kryhen kontrollet e stabilitetit në pjesën e prekur të ndërtesës.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Nuk përjashtohet asnjë hipotezë, por më e përafërta vlerësohet të jetë se është ajo e një defekti strukturor.
Menjëherë pas shembjes, e cila ndodhi rreth orës 23:00, shumë njerëz dolën në rrugë nga frika e shembjeve të reja.
Mjete të shumta të shpëtimit kishin mbërritur në vendngjarje me disa autoambulanca që kanë transportuar të lënduarit në spital.