TV LIVE
Sport
23 July 2024
Ballkani sot luan në rrethin e dytë të Conference League

Kampioni i Kosovës, Ballkani rikthehet sot për të luajtur në garat evropiane, por kësaj radhe në kualifikueset e Conference League, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, në raundin e parë.

Skuadra e Ilir Dajës, do të ketë punë me maltezët e Hamrun Spartans, takim i cili luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me fillim nga ora 18:00.

Suharekasit synojnë që të marrin fitore në ndeshjen e parë, në mënyrë që të bëjnë një hap para drejt kualifikimit në rrethin e tretë.

Në rast se e kalojnë pengesën e quajtur Hamrun, atëherë Ballkani në rrethin e tretë do të ketë punë me Larne nga Irlanda.



Të ndryshme
Më shumë