Mund të duket e çuditshme, por është fakt. Françeska, Erjola, Rikja dhe Roza janë bashkë me pushime. Pavarësisht përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëra-tjetrën në shtëpinë e kamerave, ish-banoret kanë lënë çdo gjë prapa, madje duke krijuar miqësi të tillë sa të kalojnë edhe disa ditë së bashku në plazh.
Të katërta ato janë bërë bashkë dhe kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për këtë verë.
Gjithsesi, për Françeskën dhe Rozën këto nuk ishin pushimet e para së bashku, pasi të dyja ato duket se janë kthyer në mikesha të ngushta, të cilat kanë qëndruar shumë pranë njëra-tjetrës gjatë muajve të verës.