Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri u ka caktuar nga një muaj paraburgim E.B dhe H.Xh, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Faton Hajrizi që të arratisej nga burgu i Smrekonicës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i njërit nga të dyshuarit, Lutfi Tahiri.
“Po është mbajtur sot senaca gjyqësore dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë ai.
E.B dhe H.Xh dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
I arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi të premten.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.