TV LIVE
Teknologji
22 July 2024
“Black out”, Microsoft: Preku mbi 8.5 milionë pajisje windows

Gjiganti Microsoft njoftoi se më shumë se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën u përballën me probleme kibernetike në ditët e fundit. Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori.

Kaosi u shkaktua për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, bëri një gabim në përditësim e sistemit dhe për pasojë u pamundësuan shërbimet e Microsoft. Në mesin e bizneseve të prekura ishin aeroportet, bankat dhe spitalet, ndërsa zëvendëspresidenti i Microsoftit, David Weston, tha se shifra prej 8.5 milionë pajisjeve është më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Windows në botë.

Ai tha se incidenti ka vuri në pah rëndësinë që kompanitë sikurse Crowstrike të bëjnë kontrolle të vazhdueshme nëpër proceset e përditësimit, para se t’i lëshojnë në publik.

Kaosi i madh i shkaktuar ka rritur ndërkohë paralajmërimet nga ekspertët që, hakerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të krijuar probleme të tjera.



Të ndryshme
Më shumë