Panairi i Artizanatit në Gjirokastër është kthyer në një traditë të bukur të qytetit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky panair, teksa u shpreh se është vokacion i një pasurie kulturore e shpirtërore unike e materializuar nga skalitja e gurit, gdhendja e drurit, punimi i bizhuterive, qëndisjet e plot vepra të vogla e të mëdha arti që promovojnë punët e dorës dhe krijimtarinë e komuniteteve e krahinave të tëra.
Ky edicion i pestë ishte i veçantë, pasi 70 artizanëve të mbledhur nga gjithë Shqipëria në Pazarin e Vjetër, iu bashkuan edhe turistët që ndodheshin në qytet duke krijuar, gatuar e festuar së bashku në Gjirokastrën që i ka dyert hapur për të gjithë, theksoi Kumbaro./atsh/A.K./TemA