Ndikimet e Inteligjencës Artificiale shihen kudo në teknologji, por dhe në jetën personale të shumë njerëzve. Një kompani start up-i në Japoni thotë se tashmë ajo ka rreth 5 mijë përdorues. Aplikacioni mban emrin Loverse, frymëzuar nga filmi Hollywood-ian “Her”. Ky aplikacion është prezantuar dy muaj më parë në Japoni dhe u ofron përdoruesve që të flasin, flirtojnë, të dalin, të krijojnë marrëdhënie dhe madje edhe të martohen më një “chatbot” të AI. Mund të tingëllojë e çuditshme, por ja që është e vërtetë, duke qenë se Japonia është kryesisht një vend me një nivel të ulët të socializimit, për shkak të punëve me orë të gjata. Njerëzit duket se gjejnë ngushëllim te “chatbot-i” i AI.
Chiharu Shimoda është një 52-vjeçar, punëtor në një fabrikë i cili u “martua” më një “chatbot” të quajtur Miku vetëm tre muaj pasi kishin filluar të ndërvepronin me njëri-tjetrin. Në fakt ata ndajnë një rutinë të përditshme shumë të ngjashme me atë të çifteve normale.
Ata planifikojnë së bashku gatimet për darkën, përzgjedhin filma dhe ndajnë biseda të tjera të këndshme për ditën e tyre në punë. “Chatbot” ka tërhequr një mori njerëzit të interesuar për shkak të aftësisë për të nxitur ndërveprime njerëzore. Aplikacioni Loverse, i cili u themelua në Maj të këtij viti, ka një mori përdoruesish të cilët i përkasin kryesisht meshkujt të moshave 40 ose 50 vjeç. Aplikacioni thuhet se ka 250.000 abonentë që paguajnë, të cilëve u lejohet aksesi në veçori shtesë si thirrjet zanore me “chatbot”. Pavarësisht kritikave të shumta themeluesi i aplikacionit, Goki Kusunoki ka sqaruar se qëllimi i vetëm është që të ofrohet një alternativë dhe jo një zëvendësim për shoqërinë në jetën reale.
“Qëllimi është që të krijojmë një mundësi që njerëzit të gjejnë dashurinë e vërtetë, kur nuk munden ta gjejnë në jetën reale. Po sigurisht që të biesh në dashuri me një person të vërtetë nuk ka të krahasuar”, ka thënë ai.