TV LIVE
Nga Rajoni
19 July 2024
Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut

Gruaja e Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u arrestua dje nga autoritetet maqedonase, ka folur për “Edicionin Special”.

Ajo u shpreh se ishin duke shkuar atje, për shkak se studion në Universitetin e Tetovës dhe do të konsultohej me një profesoreshë.

Gruaja e Blerimit tha se në momentin e dorëzimit të dokumentave në kufi, i kanë lajmëruar që siç u shpreh ajo, ka një problem të vogël.

“Arsyeja ishte për shkak se unë studioj atje në Universitetin e Tetovës dhe e kisha një konsultë të vogël me një profesoreshë. Unë gjithmonë shkoj vet atje, por ishte dëshira e tij që të më shoqëronte”.

“Kaluam kufirin e Kosovës, kur kaluam andej, në momentin e dorëzimit të dokumentave na lajmëruan që ka një problem të vogël dhe nuk na bën shumë të madhe. I thanë Blerimit me ne ke pak punë”.

“Ata na lajmëruan në mënyrë shumë të sjellje, doli Blerimi aty, e morën dhe hynë në ato zyret e veta”, është shprehur tutje ajo.



Të ndryshme
Më shumë