Shteti Gjerman i Saksonisë njoftoi se ka shitur afro 50,000 bitcoin për 2.64 miliardë euro. Shitja e tyre u bë gjatë periudhë 19 Qershor deri më 12 Korrik.
Shitja e cila u konsiderua urgjente pa 49,858 bitcoinë të konvertohen në 2,639 miliardë euro. Procesi u krye në disa faza përgjatë 3 javë e gjysmë në mënyrë që të mos kishte trazim të tregut shpjeguan autoritetet Gjermane.
Bitcoinët ishin konfiskuar nga rasti kriminal “movie2k”. Kjo shitje kishte kontribuar në rënien e çmimit të bitcoin në javët e fundit deri në 57,723 dollarë përpara se të rikuperohej ditët e fundit.
Pavarësisht mbylljes së shitjes nga Saksonia, sfida të tjera mbeten për bitcoin siç janë rikthimi i parave tek investitorët e Mt.Gox.
Gjithashtu shitjet e bitcoin u absorbuan nga investitorët në ETF të cilët përfituan nga rënia e çmimit. ETF Bitcoin regjistruan 79 milionë dollarë të hyra duke shënuar javën e tyre më të mirë që prej muajit Maj.