Një ushtar është plagosur sot me thikë në stacionin e trenit në Paris, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Gerald Darmanen.
Në një postim në platformën X, ministri ka shkruar se sulmuesi është arrestuar, dhe se jeta e ushtarit nuk është në rrezik, raporton Reuters.
Ushtari u vendos si pjesë e një njësie prej 3,000 trupash, e cila, si pjesë e Operacionit Sentinel, patrullon vende si stacionet e trenit, vendet e adhurimit, shkollat dhe teatrot përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit.
Sulmi ndodhi në Paris Gar de l’Est, teksa ende nuk dihet motivi i sulmuesit.